Një rekord i ri është shënuar me shifrat e personave të infektuar nga Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë rezultuar pozitiv 155 persona, ndërkohë që dy persona kanë ndërruar jetë.
Sakaq sot është dita e parë që në vend janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2 dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID19
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epidemisë.