Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i pacientëve që po trajtohen në dy spitalet Covid është rritur në krahasim me ditën e djeshme. 117 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID ndërsa 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

Ndërkohë po trajtohen edhe 12 pacientë që janë negativizuar nga virusi, por kanë nevojë për shërbim spitalor. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID19 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19 vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse” njofton Ministria

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur betejën me sëmundjen 2 pacientë si dhe kanë rezultuar pozitivë 119 persona të tjerë. (A.M/Faxweb.al)