Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë për situatën e krijuar në pikat kufitare me Greqinë.
Kjo deklaratë e Metës solli përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ku nuk munguan akuzat nga të dyja palët.
Në një postim të fundit në Twitter, Rama shkruan se radhë të gjata automjetesh ka pasur edhe në në doganën e Kulatas në Greqi, ku vargu u makinave që vinin nga Bullgaria shkonte deri në 15 km, por presidenti i atij vendi nuk sulmoi kryeministrin.
Sipas gazetës ‘Ekathimerini’ radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!
Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se stë ka borxh Shqipëria” shkruan Rama
Comments are closed.