Shifrat e infektimeve nga Covid19 në vendin tonë vijojnë të mbeten të larta.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime dhe janë regjistruar 120 raste të reja
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë.
Fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën pasi ishin prekur nga Covid; një 64 vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana si dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.
Numri i viktimave qe në nisje te pandemisë ka arritur në 228 persona
Comments are closed.