Çeshtja e portierit tek Vllaznia eshte kthyer ne nje problem te vertete. Mosrinovimi i Sherrit, mbarimi i kontrates i Laços dhe largimi i Efremov, kane bere qe ne skuader te mbetet vetem 19 vjeçari Qarri.
Ne stervitjen e diteve te fundit atij i eshte bashkuar edhe portieri i ardhur nga Akademia, dymetroshi Entoni Shkoza, por kuptohet qe porta nuk mund te jete e garantuar me to sepse nuk kane pervojen e duhur per te perballuar nje kampionat te forte siç eshte ai i Kategorise Superiore.
Per kete arsye, drejtuesit e klubit shkodran jane vene ne levizje per te gjetur nje portier tjeter dhe me se shumti jane fokusuar tek pista e huaj. Ne media nderkohe eshte permendur emri i portierit Stazhilla qe ne sezonin e fundit ka luajtur me Laçin, por ne fakt duket se shkodranet kane plane te tjera.
Ata, mesohet se jane ne kontakt dhe shume prane marreveshjes me nje portieri malazez me shume pervoje qe ne sezonin e fundit ka luajtur ne Azerbajxhan. Perpos tij ka edhe nje alternative tjeter per nje portier maqedonas dhe gjithçka do te vendoset brenda 2 – 3 ditesh ku me prane firmes duket se eshte portieri malazez.
www.shkodrasport.com
Comments are closed.