Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 24 vjeçar është mbytur në liqen. Viktima Bekim Demaj ka qenë duke u larë me katër persona në Liqenin e Shkodrës dhe pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj” Malësi e Madhe.

Mësohet se Bekim Demaj është banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe. Policia po punon për gjetjen e trupit të pajetë të 24 vjeçarit.