Kryeministri Rama shprehet se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave në mënyrë që të lehtësohet situata në Kakavijë.

Në një reagim në Instagram, kryeministri shkruan se procedurat janë të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren” shkruan Rama.

Ndërkohë situata në Kakavijë vijon të mbetet e rënduar teksa vargu i automjeteve është rreth 20 kilometra. Ditën e sotme është regjistruar edhe një viktimë, një fëmijë rreth 10 vjeç i cili u përplas nga një ambulancë në vendngjarje /Opinion.al