Një sondazh i publikuar nga një institut i njohur në Mal të Zi, bëri të ditur se dy listat shqiptare do të arrijnë të marrin 2 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Sipas sondazhit të CEDEM nga Podgorica, i realizuar nga 5 deri më 12 gusht: Lista shqiptare e drejtuar nga Genci Nimanbegu — Nik Gjeloshaj në zgjedhjet e 30 gushtit ka mbështetjen e 1,9% të votuesve kurse lista tjetër shqiptare “Bashkë me një za” me 0.4%. Ky rezultat nuk se është risi, pasi edhe në legjislaturën e shkuar, shqiptarët kanë sërish 2 deputet.
Ky sondazh shpall fitues partinë në pushtet PDS të Gjukanovigjit me një rezultat nga 32.4% deri në 38.2% të votave. Ndërkaq, opozita pro-serbe llogaritet tek 22.1% deri me 27.3% të votave.
Në këto zgjedhje, shqiptarët garojnë me dy lista pasi që tentativat e diasporës dhe faktorit mbarëkombëtar për të përsëritur modelin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dështoi. Partia e Gjukanoviç udhëheq vendin pa ndërprerë prej vitit 1997.
Comments are closed.