Aktori Agron Llakaj ka reaguar i revoltuar për situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijë, ku radha e mjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Llakaj shkruan se shteti i ka ‘brekët në fund të këmbëve’ dhe se ky është një krim që po u bëhet qytetarëve. Llakaj shkruan se qytetarët duhet të mos i harrojnë këto ditë, në momentin që politikanët do u kërkojnë votat.
Reagimi i plotë:
E kemi fatin,shprese dhe marrezi ….,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…,ne pritje e pritje e pritje…,ne radhe e ne radhe e ne radhe….,me dite e nete te tera…,i nxehti pervelues,mungesa e kushteve me minimale njerezore! Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe,bir o Edi Rama,ke te qaj me pare! Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje….,po ky eshte krim more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!! Turp!Turp !!Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne Greqi do i keni, do t’ju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote…, por nqs do i harroni keto dite harram e paci! Tani bertisni…”jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft !!!
Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.
Comments are closed.