Mediat sociale janë bërë një dritare promovimi për shumë artistë të rinj, që synojnë jo vetëm të afirmohen, por dhe të bëhen të famshëm në një treg pa kufinj
I tillë është rasti i 17 vjeçarit nga Shkodra, Eljor Gjoni ku pasioni dhe talenti për pikturën e kanë shpërblyer, pasi ka përfunduar në albumin e ditëlindjes së Kylie Jenner.
Blogerja me famë botërore, pjesë e familjes Kardashian, në 23 vjetorin e lindjes mori dhuratë një album me fotografi dhe dedikime të fansave të saj. Në këtë album që Jenner e publikoi në Instagramin e saj, ishte dhe porteti i realizuar nga 17 vjeçari shkodran, shoqëruar me dedikimin e tij.
Kjo padyshim është një super reklamë për djalin e talentuar, i cili të tilla punime në grafikë dhe plumb i ka realizuar dhe për shumë personazhe të showbiz-it shqiptar dhe botërorë.
Kylie Jenner është një ndër mbretëreshat e instagram, duke numëruar mbi 190 milionë ndjekës dhe ku çdo postim i saj shton mijëra dollarë në llogarinë e saj personale.
Ajo u rendit nga Forbes në dhjetëshen e milionerëve të bërë vetë për moshën 20 vjeçare edhe falë linjës kozmetike tepër të suksesshme, që ka hedhur në treg vitet e fundit.
Ndaj dhe publikimi i portretit të realizuar nga 17 vjeçari shkodran Eljor Gjoni, është padyshim një sukses për këtë të fundit dhe një mbështetje shumë e madhe nga blogerja amerikane.
Comments are closed.