Dy restorante janë mbyllur për një periudhë 6 mujore pasi ka vijuar që të organizojnë dasma në kohë COVID edhe pse ishin gjobitur më herët.
Bëhet fjalë për 1 restorant në Fushë-Krujë dhe një tjetër në Katund të Ri. Ndërkohë, një tjetër është gjobitur me 1 mln lekë, për të njëjtin shkelje, por që nuk e kishte përsëritur më parë
Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B. i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.
Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP. Për subjektin me pronar shtetasin D. Q. në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P. shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e