Nga dita e nesërme Mali i Zi do të hapë kufijtë për vendet e rajonit duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
“Për të hyrë në Mal të Zi duhet testi i COVID19” tha Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosa.
Po ashtu ai theksoi se vendimi për hapjen e kufijve është marrë për arsye të situatës së përkeqësuar në fushën e turizmit.
Para pak minutash ka perfunduar edhe mbledhja e trupit Kordinues Nacional dhe Instituti per Shendetin Publik ne mbledhjen e mbajtur diten e sotme vendosin lejimin e hyrjes te shtetasve nga:Amerika, Kosova,Shqiperia,Bosna dhe Hercegovina, Serbia, dhe Maqedonija e Veriut me ane te testit PCR ose testit ELISA jo me te vjeter se 72 ore.
Sipas Organeve kompetente ky vendim merret duke u bazuar ne situaten aktuale epidemiologjike duke ruajtur stabilitetin shendetesor te popullates.