Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli dhe ky lajm nuk është thashethem. Mbrojtësi mund të transferohet te Torino aty ku skuadra “granta” po e pret futbollistin shkodran.

“Tuttosport” por edhe mediat pranë klubit të Napolit shkruajnë se trajneri i ri i skuadrës Giampolo e ka vendosur Hysajn në objektivin konkret

Agjenti i lojtarit, Giuffredi, ka patur një takim dje në Torino me drejtorin e klubit, Vagnati, ku është folur për të ardhmen e shkodranit. Palët janë dakord që kalimi të realizohet sa më shpejt