Ndoshta këtë herë nuk do të rikthehet si fajtor në vendin e krimit, por për të rishkruar një “histori të re” aty ka katër vite më parë shkaktoi një masakër. Burime të larta në hierarkinë e PS bëjnë me dije për Lapsi.al, se në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Rama do të kandidojë në listën e deputetëve të qarkut të Durrësit.
Pra pikërisht aty ku rilindja bëri kërdinë me vota në bashkëpunim me bandën e Avdylajve, manipulime që u bënë të njohura në mbarë botën falë përgjimeve të publikuara nga gjermania “BILD”
“Vendimi për tu larguar nga Vlora nuk ka asnjë lidhje me braktisjen e këtij qyteti. Aty punët dhe suksesi i Rilindjes do të vazhdojnë që me rigjallërimin e qendrës historike të qytetit e deri tek vazhdimi i lungomares deri në Orikum. Ai ka të bëjë më shumë me arsye elektorale” konfirmoi burimi i Lapsi.al
Dhe arsyet elektorale janë disa. Së pari falë dyshes Dako Avdylaj, rilindja arriti të marrë 73 mijë vota në zgjedhjet e 2017 duke siguruar plot 8 mandate nga 14 gjithsej. Prandaj tani pa pushtetin dhe fuqinë e ‘Gjushit” në bashki Rama do të marrë frenat vetë në dorë në mënyre që PS mos e humbasë këtë avantazh.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me anën propagandistike të fushatës. Duke qenë se nën qeverisjen e Ramës vendi është në një krizë të thellë ekonomike, duke qenë se opozita po e vë shënjestrën e politikës së saj pikërisht tek ky dështim, Rama kërkon të japë efektin e kundërt. Ai do ta lidhi fushatën e tij me projektet e rindërtimit pas tërmetit shkatrrimtar të 26 nëntorit. Falë disa fondeve të huaja që kanë mbërritur (shumë shumë më pak se 1 miliardshi që u premtua në Konferencën e Donatorëve) kryeministri po planifikon të kthejë në lajtmotiv të fushatës, pallatet dhe shtëpitë që mund të ringrihen, duke dhënë kështu idenë e një lideri që i del zot vendit të tij edhe në situate fatkeqësish ekstreme
“Kjo nuk ka të bëjë aspak me kontrollin e bandave tani që pushteti i Dakos ka rënë, komentoi burimi i Lapsi.al pas pyetjes sonë- është thjeshtë taktikë dhe strategji elektorale.
Por nuk dihet se si do të ndikojë kjo tërheqje në qarkun e Vlorës ku Rama i ka prirë fushatës në dy zgjedhjet e fundit. Aq më tepër që kryeministri e ka shprehur vetë shqetësimin ndaj funksionimit të Rilindjes lokale dhe punës së kryebashkiakut Leli të cilin e ka akuzuar se me punën e tij po humbet votat e së majtës
Comments are closed.