Biznesmeni Ylli Ndroqi vijon me postimet e tij provokuese në rrjetet sociale, ku së fundi shprehet se sa më shumë njeh njerëzit aq më shumë iu njeh vlerat qenve, që sipas tij nuk merren me intriga dhe janë më besnikë.
‘Të dashur miq, ju uroj javë të mbarë! Sa më shumë po njoh njerëzit aq më shumë i dua qentë. Prandaj unë dhe Boo (katërkëmbëshi më i çiltër se më shumë dy këmbësha(, i urojmë atyre që janë me pushime ti kalojnë sa më gëzuar. E kushdo që i ka përfunduar rikthim të mbarë në jetën e përditshme. Pozitivitet, larg intrigave” shkruan Ndroqi në postimin e tij në rrjetet sociale.
Që prej vendimit të SPAK për të vendosur nën sekuestro pasuritë e tij, Ndroqi ka bërë disa postime pikante në rrjetet sociale, ku mes të tjerave ka paralajmëruar surpriza për publikun vendas dhe të huaj, ndërkohë që nuk i ka kursyer as ironitë me Ramën dhe Veliajn, për të cilët thotë mes rreshtave se ka kontribuar për ti sjellë në pushtet.
Comments are closed.