Një rrëfim tronditës ka qenë ai i një qytetari pranë spitalit të Sanatoriumit në Tiranë, i cili sapo kishte mësuar që kishte humbur të vëllanë e tij, i cili dyshohet se ishte prekur nga Covid 19
Teksa fliste për gazetarin Erjon Skendaj, ai u shpreh se të vëllanë e kishte çuar në gjendje të mirë në spital, duke ecur me këmbët e veta dhe pa sëmundje të tjera shoqëruese, dhe po e nxirrte prej aty të pajetë.
I vëllai i tij, i revoltuar dhe me dhembje, tha se viktimës nuk i ishte bërë ende tamponi, dhe duket se vdekja e tij nuk do të klasifikohet si vdekje Covid
Niveli i shërbimit është i pamujtun, heronj janë doktorët e infermierët por e kanë të pamundur me kapacitetin, ka pak staf me raportin e të shtruarve. Kam komunikuar përmes anës shoqërore me infermieret, ka nevojë cdo njeri ti ketë te koka infermierët jo me shkuar me i pa.
Ana tjetër këtu është mungesa e familjes, këtu kanë mbyll dyert, këtu shteti ka rënë se ka dy javë unë në familjen teme atje ku vëllai im është sëmurë se dimë ca ka aty brenda, thotë do vijmë tja bëjmë ndonjërit, asnjërit nuk ia kane bere deri tani, as vëllait tim që ka vdek sot”
“E solla vëllanë me këmbët e tij shëndoshë e mirë, e tani më thanë se ka vdekur, ky është shteti?! Si ti them unë tre fëmijëve të vëllait, bashkëshortes së tij, dhe nënës sime e cila është 82 vjeç” u shpreh i vëllai i personit që ka humbur jetën
Situata në të dy spitalet Covid është tejet serioze, ku kapacitetet janë duke u mbushur plotësisht, ndërkohë që ka pak transparencë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, që vetëm dje pranoi se në Infektiv dhe Sanatorium, qendrojnë persona më shumë sesa raportohen çdo ditë.
Comments are closed.