Shpër.thimi i fuqishëm në Liban ka lënë të vdekur rreth 100 persona dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Bejruti, kryeqyteti libanez ka mbetur i shkatërruar nga shpërthimi i kimikateve. Në mediat e huaja janë publikuar shumë foto prekëse të fëmijëve dhe personave të plagosur që enden dyerve të spitaleve të tejmbushura
Një foto e shkrepur nga fotografi Bilal Jawich, ku një infermiere po mban një foshnje të dëmtuar nga shpërthimi ka bërë xhiron e rrjetit.
“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra, Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me këtë të sotmen, sidomos para spitalit “Al Roum”
Kjo heroinë i mbajti foshnjat brenda spitalit, pavarësisht mungesës së komunikimit. Kjo heroinë me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar me dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur” ka shkruar fotografi në rrjetet sociale.
Comments are closed.