Mesditën e sotme ka ndodhur një she rr mes disa personave dhe një polici para gjykatës së Rrethit në Shkodër. Disa qytetarë kanë kapur me forcë policin që qëndronte tek dera dhe e kanë nxjerrë atë jashtë. Më pas janë futur në godinë.
Ky veprim i qytetarëve ka ardhur, pasi ata rrezikojnë të humbasin banesën në të cilën jetojnë.
Rreth 2 javë më parë, 5 familje u përplasën me policinë, pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror se duhet të dilnin nga banesa e tyre. Ky njoftim u ishte bërë, pasi banesave të tyre u ka dalë pronari i vjetër.
Comments are closed.