Partia Socialiste e Shkodrës nuk ka ndryshime vetëm në drejtoritë rajonale me drejtorë të ri por edhe në rang politik. Në këtë mënyrë sipas burimeve mësohet se tashmë i deleguar nga qendra për PS Shkodër do të jetë një emër tjetër. Sipas të njëjtave burime Ilir Beqaj do të jetë ai që do të drejtojtojë socialistët shkodran në katër vitet e ardhshme.
Ilir Beqaj edhe pse jeton në Tiranë dhe ka gjithë aktivitetin e tij kryesor politik atje është një shkodran por edhe një drejtues i cili ka qenë edhe më përpara si i deleguar në Shkodër teksa qëndroi për katër vite dhe më pas u emërua si i deleguar për qarkun e Kukësit që nga 2016 ta dhe deri më tani.
Në këtë mënyrë Ilir Beqaj rikthehet pas katër vitesh sërish në Shkodër për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2021 shit ku do të jenë zgjedhjet parlamentare por edhe për fushatën elektorale të 2023 ku do të jenë zgjedhje vendore në rast se nuk zhvillohen të parakohshme. Ilir Beqaj aktualisht është deputet i PS ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të shëndetësisë më përpara.
Nga ana tjetër Ilir Beqaj do të zëvendësojë si i deleguar në Shkodër Ditmir Bushatin, aktualisht deputet i PS dhe ish ministër i jashtëm. Ditmir Bushati qëndroi për katër vite si i deleguar në Shkodër duke drejtuar socialistët shkodran në zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe zgjedhjet vendore të 2019 ës kur PS ishte e vetme në garë.
Ditmir Bushati deri në kohën kur mbajti pozicionin e ministrit të jashtëm ishte tejet aktiv si i deleguar i PS në Shkodër ndërsa pasi u largua dhe u shfaq si një zë kritik i kryeministrit Rama, Bushati ishte gjithnjë e më pak në Shkodër si i deleguar. Tashmë është e paqartë se cila do të jetë marrëdhënia e tij në të ardhmen me Partinë Socialiste, nëse do të jetë apo jo më në listat si kandidat për deputet apo edhe i deleguar në ndonjë qark tjetër.
Ardhja e të deleguarit të ri Ilir Beqaj që rikthehet në Shkodër pritet që të sjellë gjithashtu edhe një riformatim të Partisë Socialiste në Shkodër e cila më përpara është shoqëruar me një sërë problemesh duke qëndruar edhe për një kohë të gjatë pa kryetar derisa këtë post e mori deputeti aktual i PS Luan Harusha. starplus
Comments are closed.