Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka nisur pushimet. Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, duke i kursyer fotot familjare në rrjete sociale. Mirëpo, për çudi, këto pushime bëjnë një përjashtim.

Rudina ka publikuar në rrjete sociale foto me të bijën , ndërsa së fundmi me bashkëshortin e saj. Ajo ka pozuar pranë Xhavitit, gjatë vizitës së tyre te Parku Kombëtar i Butrintit

Moderatorja e ka shoqëruar foton me një zemër, ndërkohë që nuk kanë munguar komplimentet nga ana e ndjekësve