Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vendimin për të mos lejuar tifozët të grumbullohen për të festuar titullin e skuadrës së Tiranës.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Hoxha thekson se tifozët mund të brohorasin vetëm në ballkon, ndryshe kërcet kërbaçi.
Po ashtu ai shkruan se edhe Ultras Guerrils, po ta kishin hartuar kete plan masash, nuk do tua kishin punuar kaq keq, tifozeve te Tiranes.
“Sot pasdite, KF Tirana, do te kurorezohet me titullin e 25 te, te kampionit te Shqiperise. Klubi dhe tifozeria bardhe e blu, kane 11 vite, qe e kane pritur kete titull.
Por pikerisht diten e festes se shumepritur nga tifozet, “tellall Trifoni” jep njoftimin e meposhtem. Festoni nga shtepia. Dilni ne ballkon dhe brohorisni sa te doni. Por grumbullime dhe festime ne rruge, nuk ka.
Ndryshe, kercet kerbaçi!!!
Keta qe kane bere planin e masave, duhet te jene tifoze me Partizanin, se nuk ka mundesi!!!
Edhe Ultras Guerrils, po ta kishin hartuar kete plan masash, nuk do tua kishin punuar kaq keq, tifozeve te Tiranes. Gjithsesi urime ekipit kampion.
Nese do te kishte nje feste te organizuar per tifozet e Tiranes, sigurisht qe do te isha i pranishem.
Ashtu siç isha vjet, ne festen e organizuar per tifozet nga Partizani
Ne fund te fundit, çdo feste e tifozeve te nje skuader futbolli, kushdo qofte ajo, eshte feste per te gjithe futbolldashesit shkruan Artan Hoxha
Comments are closed.