Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit. Rreth mesditës së sotme, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Mark Llugja, 29 vjeç banues Torovicë , është përplasur me motorin që drejtohej nga 54 vjeçari Llesh Metohija.
Drejtuesi i motorit ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Comments are closed.