Pre.sion i madh lidhur me ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen në seancën e fundit plenare, më 30 korrik Por teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga votimi, opozita po bën lëvizjet e fundit për të marrë në dorë situatën.


Kështu, kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur që herët në mëngjes për takim dy ambasadorët e SHBA dhe BE, përkatësisht Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Ka kaluar më shumë se një orë nga nisja e takimit por palët vazhdojnë të bisedojnë në zyrën e kryedemokratit teksa paralelisht po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik thirrur nga Gjiknuri, teksa janë prezentë edhe Petrit Vasili i LSI dhe Oerd Bylykbashi i PD

Mbetet për tu parë nëse opozita do shpëtojë koalicionet apo Rama do ia dalë të marrë votat për ndryshimet Kushtetuese