Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 4 humbje jete
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.
Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese
Ministria njoftoi po ashtu se janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19 nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Comments are closed.