Mjeku radiologu në spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi, ka publikuar disa grafi të mushkërive të pacientëve të infektuar me COVID19 Siç shihet edhe në foto mushkëritë e pacinetëve të infektuar shfaqen të dëmtura. Krasniqi ngre alarmin se virusi Covid19 ekziston dhe se situata nuk është aspak e mirë.
COVID19 ju dëshiron fundjavë të këndshme!!! Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë diqka të huaj dhe për të gjithë ata që nuk i respektojnë këshillat e Insitucioneve Relevante Shendetësore, këto imazhe le të ju shërbejnë që ta kuptoni se megjithatë Virus ka, Pandemi ka dhe Situata nuk është e mirë!.
Larg asaj që duhet mbjellur panikë apo frikë. A ësht virus apo qka dreqin është: AI LUFTOHET! Prandaj kujdes: PËRGJEGJËSIA E SECILIT NGA NE ËSHTË INDIVIDUALE POR KATASTROFA MUND TË JETË GLOBALE!
Imazhet e paraqitura janë radiografi të mushkërive të pacienteve tanë gjatë ditëve të fundit, pacientë me simptome të COVID19 Janë zgjedhur raste nga disa grupmosha, në të majtë keni një radiografi normale e në të djathtë radiografinë me ndryshimet radiologjike të pneumonisë virale por nga pacientë të moshave të ndryshme! Më poshtë është shënuar gjinia dhe mosha e pacientit.
Koronavirusi është përhapur gjerësisht edhe në Kosovë. Në këtën shtet numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Sakaq, Deri më tani 169 persona e kanë humbur betejën me COVID19
Comments are closed.