Vaksina Moderna do të testohet në 30 mijë njerëz të shëndetshëm. Një kompani amerikane e bioteknologjisë ka njoftuar se ka nisur stadin e fundit të zhvillimit të vaksinës potenciale për koronavirusin, raporton Reuters
Është bërë e ditur se aksina e Moderna-s me bazë ARN-në do ti jepet tashmë rreth 30,000 të rriturve të cilët nuk kanë asnjë sëmundje respiratore të shkaktuar nga koronavirusi i ri
Testet e radhës, mbajnë emrin COVE, dhe janë të parët që implementohen nën Operacionin qeveritar “Warp Speed” që ka për qëllim të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e terapeutikëve dhe vaksinave për Covid19
Sipas Reuters, qeveria amerikane po mbështet projektin e vaksinave Moderna me gati një miliard dollarë dhe e ka zgjedhur atë si një nga të parat që niste testet klinike në njerëz, në shkallë të gjerë
Qëllimi kryesor i studimit do të jetë parandalimi i sëmundjes simptomatike Covid19 tha ndërmarrja
Comments are closed.