Zbardhet lista e deputetëve që kanë votuar kundër apo abstenuar ndaj kërkesës së raportit të komisionit hetimor për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.
Sipas listës zyrtare të votimit të publikuar nga Kuvendi mësohet se ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka abstenuar me votën e saj ndaj raportit, që kërkonte mos shkarkimin e presidentit. Në radhët e socialistëve janë Spartak Braho, Eljo Hysko, Fatmir Velaj, Sadi Vorpsi dhe Tom Doshi që kanë abstenuar. Nga radhët e opozitës bien në sy deputetët që kanë pjesë e listës së LSI që kanë abstenuar, si Ralf Gjoni apo Nimet Musai. Edhe deputetja Rudina Hajdari ka absentuar gjithashtu me votën e saj.
Nga radhët e socialistët zv/kryeministri Erjon Braçe, Fatmir Xhafaj nuk kanë marrë pjesë në këtë votim. Kundër raportit kanë votuar Murrizi, Lita, Gjetani.
Ndërsa pro kanë qenë Lefter Malqi dhe Adriatik Alimadhi, si dhe socialisti Bashkim Fino, i cili edhe pse kishte vërejtje ndaj raportit është detyruar ta votojë pro, duke mbajtur një qëndrim unik me grupin.
Votat per shkarkimin e Metes
Abstenim: Amra Borova, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf GJoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada Kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Aurora Mara, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmit Velaj, Sadi Vorpsi
Pro shkarkimit: Eugen Bojaxhiu , Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco, Kostaq Papa, Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Ylli Shehu, Koçi Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli
Nuk votuan: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Braçe
Comments are closed.