Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, të cilët po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Siç raporton policia, njëri prej personave të arrestuar, gjatë ndjekjes nga uniformat blu, nuk i është bindur udhrit të punonjësve për të ndaluar.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi F. Q. duke qenë në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti kriminal, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE thekson mes të tjerash policia
Comments are closed.