Ambasadori i Katarit Ali bin Hamad Al Marri ka zhvilluar një vizitë në Shkodër ditën e sotme. Si kryetare e Bashkisë së Shkodrës, i urova mireseardhjen, falenderova ambasadorin dhe përmes tij shtetin e Katarit, për kontributin e vazhdueshëm të shtrirë në vite edhe për Shkodrën.Shpreha gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si arsimi, mbështetja e shtresave në nevojë, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm

Nga ana e tij, ambasadori Ali bin Hamad Al Marri ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkinë e Shkodrës. Ai është shprehur i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin, me synim rritjen e investimeve nga Katari në Shkodër

Gjatë takimit, është nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e 35 puseve në territorin e Bashkisë së Shkodrës, një hap i parë për përmirësimin e furnizimit me ujë në disa zona. Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Arben Gjuraj dhe drejtori i Shoqatës Qatar Charity Shawki Abou Seif. Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë banorët në njësitë administrative Rrethina, Guri i Zi, Ana e Malit, Velipojë, Dajç, Postribë dhe Berdicë