I pasur me ujë fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra pjepri, fruti më i dashur i verës është një alernativë e shkëlqyer jo veç për vaktet e shpejta, por për organizmin në tërësi. Po çfarë e bën kaq dobiprurës
Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira Pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me beta karoten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave.
Vitamina B kundër urisë nervore Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.
Pjepri është diuretik i shëlqyer: Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku dhe hemorroidet, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.
I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin: Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe kalium. Kur zorrët bëhen dembele për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti antiinflamatore, diuretike, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet e larta në gjak.
Pjepri, aleati i bukurisë Pjepri nuk është i mirë vetëm për mirëqenien dhe metabolizmin, por edhe për bukurinë ekstraktet e tij mund të përdoren si maskë për të tonifikuar lëkurën. Edhe ju mund të përgatisni një të tillë për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur duke bashkuar 1 decilitër lëng pjepri me 1 decilitër ujë natyral dhe 1 decilitër qumësht.
Aplikojeni në lëkurë si një krem normal. Po kështu ju mund të realizoni lehtësisht një locion rifreskues duke bashkuar pulpën e shtrydhur të pjeprit të kaluar edhe në sitë me një lugë gjelle argjilë të gjelbër. Mund ta aplikoni duke përdorur pambuk.
Comments are closed.