Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet tI korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë
Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm tê Bashkimit Europian.
Kjo listë ka tê bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura pêr shkak të rrezikut të përhapjes së COVID19
Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, i është shtuar Australia dhe Kina.
Burime të Këshillit të Bashkimit Europian tregojnë se autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë. Ndërkohë për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet joesenciale.
Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Europuan vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianët.Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik. Marrë nga Abc News
Comments are closed.