Kreu i qeverisë Edi Rama ka mohuar në mënyrë kategorike mbajtjen e zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm. Sipas Ramës nocioni i zgjedhjeve të parakohshme lokale nuk ekziston, ndërsa tha se ato parlamentare nuk mund të mbahen më herët pikërisht prej marrëveshjes së 5 Qershorit me Lulzim Bashën.
Rama tha se identifikimi biometrik, kërkesë e vazhdueshme e opozitës kërkon kohë, dhe nuk mund të realizohet para afatit të zgjedhjeve parlamentare në kohë normale.
Nuk ekziston një nocion i zgjedhjeve lokale në rang kombëtar, në zgjdhje të parakohshme parlamentare ne nuk mund të shkojmë, pasi duhet të zbatojmë marrëveshjen e 5 Qershorit. Pasi një nga pikat e marrëveshjes ka qenë dhe ajo për identifikimin biometrik, e kemi penguar veten nga një lëvizje që do të donim ta bënim u shpreh Rama, duke thumbuar sërish opozitën
Comments are closed.