Në një lidhje direkte për emisionin për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi lidhur me shembjet e objekteve në plazhin e Velipojës dhe atë të Shëngjinit.

Sipas qytetares së parë të Shkodrës, ndërhyrja ka qenë selektive dhe politike.

Ajo që ka bërë ministri Klosi dhe ministri Lleshi në Shkodër është e pashembullt në historinë tonë. Nëse flasim për ligjin, minimalisht duhej të lajmëroheshim ne, kundravajtësit nëse janë dhe nuk duhet ta linin plazhin e Velipojës në katrahurë

Kemi një muaj që përgatitemi për sez turistik, kemi vijuar të pastrojmë shkatërrimin e bërë nga ministri dhe ministri tjetër. Na ka kushtuar edhe para.

Në cilin qytet tjetër të Shqipërisë ka kamionë që presin të shkatërrojnë? Ndërhyrje selektive në mes të natës” tha Voltana Ademi