Demokratet tashme zyrtarisht jane ne gare, jo me mazhorancen por me vehten. Kryetari I PD Lulzim Basha para nje jave beri publik edhe udhezimin I cili fut ne gare te vehtet.

Nje proces i cili sipas udhezimit do te permbyllet deri ne fund te muajit Shtator, kohe kur ne Kryesine e PD ne Tirane, do te mberrijne edhe emrat qe do te propozohen nga anetaret ne te gjithe grupseksionet.

Ky proces tashme ka nisur edhe ne Shkoder ku ishte vete sekretari i pergjithshem I PD Gazment Bardhi ai I cili ka prezantuar demokrateve te Shkodres porosine e Bashes.

Bastioni historik i demokratëve vazhdon të ketë probleme të thella të përçarjes së brendshme. Një luftë që fillon në Bashkinë Shkodër dhe përfundon në degën lokale. Gazment Bardhi është i deleguari aktual në këtë qark, por në listë pritet të jenë Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Gjok Uldedaj dhe Benardeta Syjku. Lista mund të kryesohet nga edhe nga Çlirim Gjata /EETIMES/