Është duke u prezantuar në sallën Cod në kryeministri gara për projektin e infrastrukturës rrugore që lidh Milotin me Fierin. Teksa ishte duke e prezantuar këtë projekt, pjesë e korridorit adriatiko-jonian, Balluku tha se 115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta.

Ndërkohë që viti kur ky aks pritet që të aksesohet nga qytetarët jo më parë se viti 2026, dhe që do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro, ku buxheti shqiptar do japë një garanci minimale trafiku.

Balluku tha se ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët, si dhe do të hapë vende të reja pune për realizimin e tij. Projekti do të jetë me koncension, ndërsa pagesa për përshkrimin e të gjithë aksit pritet që të jetë rreth 9 euro. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h.

“Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit”, u shpreh Balluku.