Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne oret e para te mengjesit ne Shkoder. Dy persona te maskuar me motorciklete kane qel.luar me armed he kane kerc.enuar nje shtetas ne rrugen Shkoder Velipoje, me konkretisht ne afersi te fshatit Daragjat.

Burime prane policise se shkodres bejne me dije se ngjarja ka ndodhur rreth ores 6 te mengjesit kur dy persona me motor te maskuar I kane zene prite nje mjeti tip benz, ku po udhetonte nje 50 vjecar banues ne fshatin Darragjat. Sipas deshmise se dhene para policise nga 50 vjecari, autoret e kane ulur ne gjunje drejtuesin e mjetit duke e kercenuar dhe pastaj kane qell.uar me automatik.

Fatmiresisht si pasoje e kesaj ngjarje nuk ka pasur vik.tima. Policia po punon per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te rende e cila rikthen maskat ne Shkoder.