Ato janë të forta, të zgjuara, me pushtet dhe të arrira në profesionin e tyre.
Politikanet shqiptare ia kanë dalë të triumfojnë me sukseset e tyre në fushën e politikës duke lënë jashtë vëmëndjes bashkëshortët e tyre.
Por kush janë bashkëshortët “misteriozë” të politikaneve shqiptare?
Majlinda Bregu -Namik Ajazi
Namik Ajazi është bashkëshorti i Majlinda Bregut, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Ajazi është gazetar dhe regjisor shumë i njohur në Shqipëri.
Jozefina Topalli-Ndoc Topalli
Bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit, Ndoc Topalli është një person pak i njohur për publikun shqiptar. Ai ushtron profesionin e lirë, noter dhe shkëlqimin ia ka lënë demokrates Topalli.
Grida Duma – Ilir Shqina
Deputetja e PD-së Grida Duma ka qene e martuar prej gati 20 vjetësh me Ilir Shqinen. Ai me profesion është pedagog dhe diplomat, por para 3 vitesh jane ndare, tani perflitet se Grida eshte duke bashkejetuar me ish deputetin Ervin Salianji.
Comments are closed.