Ka nisur seanca e Kuvendit dhe menjëherë deputetët e opozitës shprehën pakënaqësinë për vonimin e saj, me të paktën një orë. Deputetët thanë se nuk është normale që meqë PS bëri mbledhje të vonohej seanca e Kuvendit, ndërsa shtuan se kjo ishte bërë për të bërë pazarin me presidentin Meta, duke i dhënë ok, për kreun e KLSH së.

Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS së. Seanca ka filluar në 11 00, ndërkohë që duhet të niste në 10 00. Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për ti dhënë KLSH në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve. Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata, i tha Ruçit, deputeti Halit Valteri.

Ndërkohë Ruçi ndërhyri menjëherë duke thënë se se kjo situatë nuk do përsëritet më Nuk do përsëritet më, e thashë edhe në nisje të seancës. Është e drejtë ekskluzive e çdo grupi parlamentar të kërkojë ndërprerje të seancës deri në një orë, por nuk ishte ky rasti, nuk do përsëritet më.

PS u mblodh më herët për të diskutuar kandidaturën e Presidentit të Republikës për kreun e KLSH, atë të Arben Shehut, që duket se do të shkojë drejt votimit pro në Kuvend. Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në KLSh dhe si një nga njohësit më të mirë të të drejtësisë penale me një eksperiencë mbi 16 vjeçare në jetën akademike