Shkencëtarët e Izraelit po na befasojnë, shpikin maskën e ripërdorshme që mund të vrasë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji nga një karikues celulari. Procesi zgjatë rreth 30 minuta duke bërë dezinfektimin e maskës, e cila nuk mund të përdoret kur është në karikim është shprehur drejtuesi i kërkimit Profesor Yair Ein Eli

Maska ka një port USB ku karikohet dhe arrin nxehtësinë deri në 70 gradë celcius, temperaturë e cila është e mjaftueshme për të vrar virusin.

EinEli tha se maskat njëpërdorimshe, që janë në kërkesë të madhe në të gjithë botën, nuk janë ekonomike dhe mbështetëse për mjedisin.

“Duhet të jetë e ripërdorshme dhe kjo është zgjidhja jonë” tha ai. Hulumtuesit thonë se po diskutojnë për tregtimin e produktit