Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka deklaruar me anë të një postimi në Facebook se ka raste me Covid-19 edhe ne kryeministri, por po mbahet i fshehtë.

Postimi i plotë i Bardh Spahia: COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Cfarë ndodh kur Covidi shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur” që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët? Kush e ka përgjegjësinë për këtë?

Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total (M.H/Faxweb.al)