Koronavirusi është rikthyer sërish në Lezhë, duke e rikthyer këtë qytet në hartën e kuqe. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se nga testet e kryera gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë dy persona

Siç raporton gazetari Ndreka, dy personat që kanë rezultuar pozitivë me COVID 19 kanë qenë pjesëmarrës në një event familjar në Pukë, prej ku janë infektuar me virusin