Prej 3 muajsh, aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj është bërë nënë dhe, si për të gjitha nënat, edhe për të, të jetë disa kile mbipeshë është krejt normale. E mësuar me mbipeshën në trupin e saj, Rudina nuk e ka aspak problem edhe këtë fazë të jetës me vetëm 9 kilogramë më shumë se idealja. Sepse ajo dikur ka qenë edhe 35 kilogramë mbipeshë

Profili që njohin të gjithë nga ekrani nuk është ai që ka pasur dikur Rudina. Në vitin e parë të studimeve të larta, ajo ka pasur kulmin e shëndetit dhe jo pak por plot 89 kilogramë. E ftuar në Pasdite në Top Chanel Rudina ka treguar edhe historinë e trupit të saj mbipeshë dhe si vendosi të ndryshojë e të rikthehet në një fizik perfekt në një kohë të shkurtër

Momenti kur kuptova se duhet të ndryshoja ishte gati si një goditje. Isha në Vlorë te tezja dhe gjatë gjithë kohës ndjeja erë mishi qengji poshtë shtëpisë së saj. Nuk di ta shpjegoj pse, por ishte hera e parë që nuk më pëlqente vetja kur shihesha në pasqyrë tregon Rudina për momentin pas të cilit vendosi të hynte në dietë të rreptë

Ishte koha kur edhe familja, edhe shoqëria kishin filluar ta nxitnin për t’u dobësuar Mami më thoshtë ne do hamë darkë, ti mos hajde, se je bërë si lopë , Motra stiliste nuk më vishte dot siҫ donte Gati të gjithë e vuanin faktin që unë isha e shëndoshë, përveҫ meje

Pas momentit kur kuptoi se duhet të ndryshonte trupin e saj, vendosi të hiqte dorë përfundimisht nga alkooli Kur isha e shëndoshë, më pëlqente shumë birra dhe e vija mbi bark Po ashtu, brumrat, picat dhe fast food et i eliminoi nga dieta Për dy muaj isha e transformuar, sepse nga një boom kalorish, unë i përgjysmova.

U bëra doktor i vetes, por duhet një vullnet i hekurt, sepse mua më pëlqente dhe alkooli. Tani, maksimumi im është vetëm një gotë verë ndërsa kur isha e shëndoshë, pija si kamionist

Sekreti i Rudinës për një trup perfekt Një gjë që e motivoi edhe më shumë ishte reagimi i njerëzve Shikoja reagimet e njerëzve, më motivoi shumë kjo gjë. Nuk i kisha më këmbët si sasiҫe, kisha një vetëbesim edhe më të madh. Për dy muaj nuk ia besova askujt se kisha hyrë në dietë. Më vonë, fillova dalëngadalë edhe palestrën, derisa humba 35 kilogramë për një kohë afër 3 vjeҫare

Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që ҫdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme.

Haja supëra nga më të ndryshmet dhe supersallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme.