
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të inspektuar punimet për riindërtimin e spitalit të Krujës, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë inspektimit, ata kanë takuar edhe stafin shëndetësor, të cilët janë shprehur të kënaqur nga ndryshimet në godinë.
Ndërkohë, në një moment kryeministri e ka cilësuar një tmerr spitalin e mëpërparshëm, krahasuar me aktualin.
Sakaq, Manastirliu u shpreh Vijmë me lajmin e shumëpritur pëe të prezatuar projektin e spitalit, i cili pati dëmtime nga tërmeti, jo thelëbësore, por godina e gjakut pati goxha dëmtime.
https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/748870789184707/?v=748870789184707