Në tre mujorin e fundit të vitit do hidhet në treg kartëmonedha e re 10 mijë lekë, prerja më e madhe e lekut e nxjerrë në emetim deri më tani.

Kartëmonedha nuk është prezantuar ende si imazh nga Banka e Shqipërisë, por sipas vendimit të Këshillit të Mbikëqyrjes do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të Flamurit Kombëtar, si dhe një varg të zgjedhur nga Himni Kombëtar, Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir e një qëllim.

Vitin e kaluar banka e Shqipërisë nisi prezantimin e serisë së të kartëmonedhave. Seria e re e ka 6 prerje 200 500 1000 2000 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019, ndërsa këtë vit do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10 000 lekë dhe 1000 lekë duke filluar tremujori i fundit i vitit.

Kartëmonedha 2,000 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga fundi i vitit 2021 dhe kartëmonedha 500 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022