Mbrëmjen e djeshme ministri i turizmit Blendi Klosi është përballur me një intervistë të pazakontë, me fëmijët e tij, të cilët ishin në studion e Në kurthin e Piter Pan. Aroni dhe Ambla u shndërruan në dy gazetarë të vërtetë dhe e pyetën Klosin për marrëdhënien e tij me ta, por edhe me nënën e tyre.
Ambla: Kur u kënaqe më shumë, kur linda unë apo kur lindi Aroni? Klosi Me të dy njëlloj. Ambla: Kush është më e bukur, unë apo mami? Klosi Ti mbi 100 herë. Se ti je si mami komplet, kështu që Ambla Kush të ngjan më shumë, unë apo Aroni? Klosi Unë dua shumë që ju të dy të jeni të mirë edhe ti ngjani sa më shumë mamit, sepse mamin e kemi të mrekullueshme.
Ambla Kur çohesh natën dhe të del gjumi çfarë bën? Klosi: Kontrolloj a e kam mamin në krevat dhe pastaj e puth. Ambla: A të ka gënjyer ndonjëherë mami? Klosi Ja sot nuk më tregoi që kishit bërë gjëra aq të mrekullueshme. Ambla: Po ti e pyete për këtë gjë? Klosi E pyeta dhe më tha jo, nuk kemi bërë gjë. Ambla Po tani do surpriza, apo do t’i dish të gjitha? Klosi Surpriza dhe emocion.
Aroni: Babi a do Zanën, vjehrrën tënde siç do Tanën, mamin tënd? Klosi Po kjo nuk është pyetje, padyshim nëna kryesore është nëna Tana, ti e di. Aroni: Po mësimin e kë lënë ndonjëherë përgjysmë? Klosi Në kohën tonë Aron po të lije mësimin të thyenin notë, në sjellje nuk ishte kollaj. Megjithatë padyshim që e kam lënë ndonjëherë, e kam lënë. Aroni Si të bëri mami për vete ty? Klosi Me të thënë të vërtetën sa shumë i jam lutur Aron, po ti nuk i di të gjitha