Po bëhet kohë kur Qeveria vendosi që ruajtjen e objekteve shtetërore tia besojë një kompanie shtetërore, “Illyrian Guard” Gjatë kësaj kohe kompania ka vazhduar një proces rritjeje e konsolidimi.
Isha në Vaun e Dejës për të parë se si funksionon konkretisht në kuadrin e një objekti të rëndësisë së veçantë, “Illyrian Guard”
Shihet me kënaqësi se procesi i konsolidimit dhe rritjes së kësaj kompanie ka ecur mirë. Ajo tashmë ka marrë në kontroll një pjesë të madhe të objekteve shtetërore duke siguruar të paktën dy përfitime të mëdha për taksapaguesit dhe për shtetin në tërësi.
Së pari, është rritur në mënyrë të ndjeshme cilësia dhe besueshmëria e shërbimit të këtyre subjekteve publike dhe së dyti, janë optimizuar dhe janë ulur kostot e shërbimit, të cilat do të vazhdojnë të ulen në vijueshmëri.
Shpresoj dhe është e planifikuar që “Illyrian Guard” të rrisë nivelet e teknologjisë, të trajnimit të stafit, nivelin e gadishmërisë dhe të vijojë të ulë kurbën e kostos, me qëllim që ruajtja të jetë në nivele optimale, shumë herë më e mirë dhe më e besuar në raport me atë nivel që kishte mbërritur, kur ky shërbim ishte në duart e privatit
Besoj që në një të ardhme të shpejt, “Illyrian Guard” të provojë para taksapaguesve, Qeverisë, autoriteteve se është një kompani serioze, e aftë dhe e përgjegjshme për të marrë përsipër detyrën e rëndësishme të garantimit të sigurisë për objektet shtetërore.
https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/1124079274638329/