Shoqata e Transportit të Udhëtarëve kërkoi rifillimin e aktivitetit, për shkak se kanë pasuar humbje gjatë pandemisë së COVID-19.
Në një deklaratë zyrtare, ata pohojnë se nuk kanë marrë asnjë mbështjetje përveç pagës së luftës dhe paralajmëruan përshkallëzim të qëndrimeve, në rast se kërkesat e tyre nuk do merren parasysh.
Kërkesa themelore e tyre është rihapja sa më shpejt e transportit publik por nga ana tjetër kanë dhe kërkesa ekonomike ku kërkojnë subvencionie apo falje të taksave të paktën për 2020.
Transporti urban dhe ai i udhëtarëve nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, pasi konsiderohen si aktivitete të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit.
Kërkesat e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve
1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.
2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.
3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.
4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.
5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020
6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë./Opinion.al
363