Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një postimi shkruan se nesër do të jepet provimi i parë i Maturës Shtetërore.
Nesër maturantët japin provimin e Gjuhës së Huaj. Më datë 11 maturantët japin provimin e Gjuhës Shqipe.
Më datë 15 qershor maturantët japin provimin e Matematikës Më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.
Postimi i ministres Besa Shahini Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.
Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush Tashmë jemi në atë fazën finale të maratonës për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.