E shtuna e kësaj jave është mbyllur me një përplasje fizike. Dalja nga karantina dhe rihapja e lokaleve e lounge-vr po rikthen në skenë edhe përplasjet mes të rinjve, që fundjavave në Shqipëri janë jo të pakta.

Së fundmi, faqja në Instagram, JOQ, ka publikuar një video që ja kanë dërguar në inbo dhe shkruan se bëhe fjalë për sherr mes disa djemve e vajzave.

“Ua do na lidhin, po ç’po të bëj unë ty,”– dëgjohet në sfond ndërkohë që shumë fjalë nuk kuptohen. Zhurma, ndalimi i mjeteve dhe grumbullimi i njerëzve tregon që sherri ka qenë i fortë.

Pershendetje joq. Sherr ne bllok tirane. Vajza qe rrahin djem,”- shkruhet krah videos.

Vetëm dy ditë më parë, në të njëjtën zonë në kryeqytet, pati një përplasje mes dy djemve. djali i deputetit Tom Doshi, Markosi dhe nipi i deputetit Aqif Rakipi u rrahën në mes të një lokali, me karrige e gota, për arsye që ende nuk dihen.

(f.m/dosja.al)