Më 15 qershor hapet transporti publik. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në një postim në Facebook thuhet se transporti publik do të rinisë duke iu përshtatur rregullave të reja. Rregullat e reja janë të vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik janë: 70% kapacietet i lejuar. Të gjithë pasagjerët të pajisur me maska. Rujata i distancës shumë e rëndësishme.
“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik. 15 qershor rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP” njofton ministria.